Presidenti amerikan, Donald Trump, e cilësoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, si një “lider të shkëlqyer” gjatë samitit të Iniciativës së Investimeve të Ardhshme (FII) të mbajtur në Miami.
Gjatë fjalës së tij, Trump u ndal edhe te çështja e Iranit, duke vlerësuar rolin e Turqisë dhe mënyrën se si Ankaraja ka vepruar në raport me zhvillimet në rajon.
“Ata ishin fantastikë”, u shpreh Trump duke iu referuar turqve. Ai shtoi se Turqia qëndroi larg çështjeve për të cilat SHBA-ja kishte kërkuar të mos përfshihej.
Trump deklaroi gjithashtu se SHBA-ja i ndihmoi aleatët e saj, por sipas tij, disa partnerë të tjerë nuk ofruan mbështetjen e nevojshme kur Uashingtoni kishte nevojë.
“Nuk kemi nevojë për ta, por ata nuk na ndihmuan kur kishim nevojë për ta dhe kjo do t’u kushtojë shtrenjtë”, tha presidenti amerikan.






