Mickoski paralajmëron ulje të çmimit të benzinës, nafta mund të mbetet e pandryshuar

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se pret që të hënën Komisioni Rregullator të shpallë ulje të çmimeve të benzinës, ndërsa nafta të mbetet me të njëjtin çmim ose të ketë një rritje minimale.

Sipas Mickoskit, benzinat pa plumb pritet të ulen për rreth 2 denarë për litër.

Për naftën, ai tha se çmimi mund të mbetet i pandryshuar ose të rritet lehtë, deri në gjysmë denari për litër.

“Pres të hënën ulje për 2 denarë të benzinave pa plumb dhe çmim të njëjtë ose rritje minimale prej gjysmë denari për naftën. Ulja e TVSH-së nënkupton drejtpërdrejt efekt pozitiv”, deklaroi Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Your request was blocked.